Ballkani ndalet me barazim nga Gjilani, ndërsa Malisheva fiton ndaj Feronikelit 74 me përmbysje

24 shkurt 2024 | 16:34

Java e 22-të në Superligën e Kosovës ka filluar me dy ndeshjet e para, aty ku Ballkani bëri gabimin e radhës, pasi u ndal me barazim 1:1 nga Gjilani. Në anën tjetër Malisheva ka bërë punë të jashtëzakonshme për ta përmbysur rezultatin ndaj Feronikelit 74.

Barazimi i sotëm i kampionit në fuqi i shkon përshtati më së shumti Llapit e Dritës, me këta të parët që nëse nesër shënojnë fitore, do ta marrin primatin e elitës së futbollit kosovar për herë të parë pas 22 javësh.

Ballkani – Gjilani

Skuadra e Ilir Dajës po kalon në periudhë shumë të vështirë. Ata nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit, duke humbur një epërsi të dukshme që patën në krye të renditjes.

Në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Suharekë, të dy skuadrat patën rastet e tyre, me Ballkanin që pati diç më shumë, por çaluan në konkretizim.

Goli i epërsisë u shënua nga Edvin Kuc në minutën e 19-të.

Ballkani e gjeti edhe një herë golin me Vesel Limaj, por u anulua për pozitë jashtë loje, me rezultatin që mbeti 1:0.

Gjilani arriti të barazonte në fund të pjesës së parë, me Elvedin Heric që u tregua i saktë nga pika e bardhë, për rezultatin 1:1.

Ballkani pati disa raste të rrezikshme deri në fund të ndeshjes, ndërsa edhe Gjilani rrezikoi, por gola më nuk pati dhe përballja u mbyll me barazim.

Malisheva – Feronikeli 74

Malisheva ka bërë punë të jashtëzakonshme dhe po vazhdon një sezon të sukseshëm, që së bashku me Llapin kanë formën më të mirë momentalisht në Superligë.

Feronikeli ishte duke fituar pasi Robert Rrahmani shënoi për 1:0 në minutën e 60-të, por Drilon Hazrollaj u kundërpërgjigj me dy gola, për të përmbysur rezultatin dhe duke ia sjellë një fitore të rëndësishme skuadrës së tij.

Malisheva tani është vetëm shtatë pikë larg liderit Ballkani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve…