Ballkani ndan rrugët me Enea Koliçin

20 shkurt 2025 | 16:13

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Ballkani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me portierin Enea Koliçi. Klubi nga Suhareka e ka falënderuar portierin në fjalë dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.

“Me marrëveshje të dyanshme, kemi arritur dakordim me portierin Enea Koliçi, ta mbyllim ciklin e bashkëpunimit.  Me konsideratë të thellë dhe falënderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll. Emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet tona evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve tanë. Faleminderit kampion”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, ka dhuruar donacion me…