Ballkani ndez fishekzjarret (VIDEO)
05 maj 2022
| 08:15
Ballkani të mërkurën është shpallur zyrtarisht kampion i Kosovës në futboll për këtë edicion.
Barazimi pa gola i i Dritës dhe i Gjilanit ka bërë që skuadra nga Suhareka ta sigurojë trofeun më të vlefshëm në futbollin e Kosovës ani se kanë mbetur edhe katër javë deri në fundin e sezonit.
Festa në qytetin e Suharekës nuk ka mbaruar deri në orët e vona.
Tifozët krijuan atmosferë festive duke shkrepur fishekzjarre.
Çastet e festimit i ka publikuar klubi në faqen zyrtare në Facebook.