Ballkani në finale të Kupës, Drita-Prishtina shkon në vazhdime
Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll, pasi e kishte fituar ndeshjen e parë me rezulrtat 0-1.
Në minutën e 10-të, Gentrit Halili e kaloi skuadrën e Ballkanit në epërsi. Me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë, derisa në pjesën e dytë Nazmi Gripshi realizoi për 2-0. Suharekasit që janë pjesë e Ligës së Parë e realizuan golin e parë nëpërmjet Susurit, tetë minuta para fundit. Ndërsa me anë të Susurit në fund të ndeshjes arritën të barazojnë rezultatin 2-2, por kjo ishte e tera që e arriti në këtë ndeshje dhe Ballkani i Ilir Dajës do të luajë në finale.
Në finale, Ballkani do të përballet me fituesin e ndeshjes Drita-Prishtina, e cila ka shkuar në vazhdime.
/Epoka e re/