Ballkani në minutat shtesë e mposhti Prishtinën

20 shkurt 2022 | 15:45

Skuadra e Ballkanit e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2-0, duke u ngjitur në pozitën e parë të tabelës së Superligës, me pikë të njëjta me Gjilanin, i cili gjendet në pozitën e dytë.

Goli i parë u shënua në minutën e 99-të të minutave shtesë, nga pika e bardhë, ekzekutues i të cilës ishte Lumbardh Devolli.

Përderisa Prishtina po këmbëngulte për të barazuar rezultatin në ndeshjen që zgjati 105 minuta, në skenë doli Mevlan Zeka për të vulosur fitoren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ekipi i sigurisë kombëtare i Biden ka përsëritur paralajmërimet se…