Ballkani nese e kalon Ludogoretsin, në raundin e dytë do të përballet me skuadrën sllovene, Olimpija
19 korrik 2023
| 19:33
Skuadra e Ballkanit sot luan për një kapitull të ri të historisë në garat evropiane.
Kampioni i Kosovës ballafaqohet sonte me Ludogoretsin në Razgrad të Bullgarisë nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës së parë të kualifikimeve për Champions League.
Në ndeshjen e parë, FC Ballkani triumfoi në shtëpi ndaj Ludogoretsit me rezultatin 2:0, me golat e shënuar nga Meriton Korenica dhe Qëndrim Zyba.
Në rast se sonte skuadra kosovare arrin të kalojë tutje, atëherë në raundin e dytë do të përballet me skuadrën sllovene, Olimpija Ljubljana.