Ballkani nis mbrojtjen e titullit ndaj Malishevës

21 korrik 2022 | 13:34

Është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll. Përfaqësuesit e klubeve elitare kanë bërë tërheqjen e shortit në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Xhiroja e parë e edicionit të ri nuk ka sjellë ndonjë derbi. Kampioni në fuqi, Ballkani e nis rrugëtimin për të mbrojtur titullin me përballjen si mysafirë i skuadrës së Malishevës, kurse ndeshje interesante do të luhet në Klinë ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës. Drita viziton Mitrovicën për t’u takuar me Trepçën ’89.

Gjilani e mirëpret Ferizajn e sapo inkuadruar, kurse Llapi luan si mysafir i Drenicës. Edicioni i ri garues në Superligën e Kosovës nis më 13 dhe 14 gusht.

Orari i plotë i fazës së parë të Superligës

Java e parë:
Gjilani – Ferizaj
Malisheva – Ballkani
Drenica – Llapi
Trepça ‘89 – Drita
Dukagjini – Prishtina

Java e dytë:
Drita – Dukagjini
Ferizaj – Prishtina
Llapi – Trepça ‘89
Ballkani – Drenica
Gjilani – Malisheva

Java e tretë:
Malisheva – Ferizaj
Trepça ‘89 – Ballkani
Drenica – Gjilani
Dukagjini – Llapi
Prishtina – Drita

Java e katërt:
Llapi – Prishtina
Ballkani – Dukagjini
Gjilani – Trepça ‘89
Ferizaj – Drita
Malisheva – Drenica

Java e pestë:
Trepça ‘89 – Malisheva
Dukagjini – Gjilani
Prishtina – Ballkani
Drita – Llapi
Drenica – Ferizaj

Java e gjashtë:
Ballkani – Drita
Ferizaj – Llapi
Gjilani – Prishtina
Malisheva – Dukagjini
Drenica – Trepça ‘89

Java e shtatë:
Dukagjini – Drenica
Trepça ‘89 – Ferizaj
Prishtina – Malisheva
Drita – Gjilani
Llapi – Ballkani

Java e tetë:
Gjilani – Llapi
Malisheva – Drita
Ferizaj – Ballkani
Drenica – Prishtina
Trepça ‘89 – Dukagjini

Java e nëntë:
Prishtina – Trepça ‘89
Drita – Drenica
Llapi – Malisheva
Dukagjini – Ferizaj
Ballkani – Gjilani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi e ka bërë zyrtar transferimin e në skuadrwn…