Ballkani nuk gabon në ‘Riza Lushta’, Llapi fiton ndaj Dukagjinit
Sot janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani është rikthyer në vendin e parë, pas fitores së vështirë në përballje me Trepçën ’89. Skuadra nga Suhareka fitoi me rezultat 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, derisa golin e fitores e realizoi sulmuesi Albion Rrahmani dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Pas kësaj fitore Ballkani vazhdon kryesimin në elitë me 47 pikë, tri pikë larg Dritës e cila është në vendin e dytë. 89-shi është i shtati me 22 pikë.
Në takimin tjetër, Llapi ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Dukagjinit. Edhe Llapi fitoi me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Golin e fitores për llapjanët e në minutën e 12-të, Festim Alidema. Llapi pas kësaj fitore është ngritur në pozitën e katërt me 29 pikë, kurse Dukagjini është i gjashti me 25 pikë të grumbulluara.
/Epoka e re/