Ballkani Perëndimor do të mund ta sigurojë si donacion vaksinën kundër Covid-19
26 gusht 2020
| 19:02
Vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund ta sigurojnë vaksinën potenciale kundër koronavirusit edhe përmes donacioneve apo marrëveshjeve bilaterale me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Kjo u konfirmua në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, pasi tashmë janë bërë disa marrëveshje paraprake me prodhuesit e vaksinës për ta siguruar atë për të gjithë qytetarët e BE-së.
Me këto marrëveshje, Komisioni Evropian, në emër të shteteve anëtare, ka porositur më shumë se 1 miliard doza të vaksinës potenciale. Krahas kësaj, shtetet anëtare janë duke bërë marrëveshje edhe me prodhuesit potencialë të vaksinës.