Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së

30 gusht 2022 | 11:55

Vendet Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian (BE). Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von der Leyen, në fjalën e saj në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit 2022 në Slloveni.

“Ne kemi një interes të qartë strategjik që vendet e Ballkanin Perëndimor të vazhdojnë dhe të anëtarësohen në BE. Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është prosperiteti i BE-së. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, është stabiliteti i Bashkimit Evropian”, është shprehur Von der Leyen, duke folur për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Duke treguar se KE-ja ka nisur planin me një financim prej 9 miliardë eurosh, me qëllimin për të mobilizuar rreth 20 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen ka thënë se kjo është arsyeja se pse çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gur kilometrik.

“Ishte një sukses për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të forcojmë demokracitë në Evropë. Ka të bëjë më vlerat tona të përbashkëta”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, presidentja Vjosa Osmani ka…