Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, të përshpejtohet rruga drejt BE-së

17 mars 2022 | 16:20

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer është duke qëndruar për vizitë në Serbi.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që BE-ja të përkufizohet qartë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të nënvizojë se ato i përkasin Bashkimit Evropian, si dhe të përshpejtojë anëtarësimin euroatlantik të tyre.

Nehammer, në një konferencë për media pas takimit me kryeministren Ana Bërnabiq, ka thënë se marrëdhëniet me Serbinë janë të një rëndësie të madhe për Austrinë.

Sipas tij, Serbia është një partner i rëndësishëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik, shkruan “Tanjug”.

Nehammer është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Pas vizitës, në Serbi, ai do të vijë në Kosovë dhe në Bosnjë Hercegovinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi  futbollistik i Ligës së Parë, Ramiz Sadiku është skuadra…