Ballkani përforcohet me Arens Matelin

07 shtator 2021 | 13:57

Skuadra e Ballkanit është përforcuar me futbollistin Arens Mateli.

21-vjeçari i bashkohet klubit suharekas nga Akhisarspor, derisa ka në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e futbollit shqiptar, përkatësisht pjesë e Tiranës dhe Kukësit.

“Arens Mateli është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Klubi ynë dhe mesfushori 21-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për kontratën 3-vjeçare. Mateli vjen nga ekipi turk i Akhisarspor, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranës dhe Kukësit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ballkanit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora është gati të kthehet në Britaninë e Madhe…