Ballkani përforcohet me ish-lojtarin e Twentes

02 shkurt 2022 | 11:07

Skuadra e Ballkanit është përforcuar me një lojtar nga kampionati holandez. Fjala është për Dilivio Hoffman, i cili më parë ka luajtur për Twenten.

Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur kontratën me Ballkanin deri në verën e vitit 2024, raporton “Epoka e re”.

“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi anësor Dilivio Hoffman është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë. Në të shkuarën, Hoffman ka luajtur në kampionatin holandez me ekipe si FC Twente U21, Den Bosch U21, De Treffers si dhe së fundmi ishte pjesë e Tec”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myrto Uzuni merr një lajm fantastik pasi firmosi kontratën me…