Ballkani përgatitet në Mavrovë
Skuadra e Ballkanit ka nisur sot (e martë) edhe zyrtarisht përgatitjet për edicionin e ri 2021/22.
Skuadra nga Suhareka që është ndër me të dalluarat në vitet e fundit në futbollin e Kosovës, përgatitjet po i kryen në Mavrovë.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
Të dashur tifozë ??
Skuadra ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet në Mavrovë, aty ku edhe ka zhvilluar stërvitjen e parë. Siç ishte njoftuar më parë, skuadra ka kryer një stërvitje paraditen e sotme në fushën e blertë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe ngarkesa që stafi teknik i ka dhënë ekipit, po bën që futbollistët të arrijnë formën fizike
??♂️ Pasdite skuadra do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në fushën e blertë dhe i njëjti program do të ndiqet deri ditën e fundit të fazës.
/Epoka e re/