Ballkani prezanton Cissen

30 janar 2024 | 22:26

Kampioni në fuqi Ballkani, e ka prezantuar transferin e ri në afatin kalimtar të janarit.

Bëhet fjalë për futbollistin 21-vjeçar nga Senegali, Pape Oumar Cisse.

21-vjeçari së fundmi ishte pjesë Brera Strumicës në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka bërë karrierë edhe në Itali, te Giulianova dhe Avezzano.

Dje tek skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, është kthyer edhe futbollisti i njohur Meriton Korenica.

Korenica kaloi gjysmë edicioni tek skuadra turke Manisa, por pa arritur që të lë ndonjë shenjë atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten, më  1 shkurt 2024, në orën 12.00, në…