Ballkani prezanton drejtorin teknik dhe tri përforcime
29 mars 2019
| 14:14
Skuadra e Ballkanit nga Suhareka është përforcuar me tre futbollistë të cilët i ka prezantuar sot (e premte).
Krahas këtyre transfereve klubit nga Suhareka i është bashkangjitur edhe Ismajl Kasumi, i cili është emëruar drejtor teknik.
Futbollistët e transferuar nga Ballkani janë Bajram Nebihu nga Mitrovica i cili ka një karrierë të pasur, ndërsa se fundmi ishte pjesë në Superligën tajlandeze. Aldin Adzoviq është nga Tuzi, kurse së fundmi ka luajtur në klubin Malazez Zeta. Ndërsa lojtari i tretë është Victor Shevchenko nga Moldavia, i cili se fundmi ka luajtur në ligën Elitare në Finlandë tek PS-Kemi.
/Epoka e re/