Ballkani prezanton fanellën për sezonin 2022-23
04 korrik 2022
| 16:04
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka prezantuar fanellën për edicionin 2022-23.
Ekipi nga Suhareka tashmë ka publikuar se me cilat fanella do të luajnë sezonin e ardhshëm.
Ngjyra e tyre është portokalli së bashku me disa nuanca të asaj të zezës.
Kampioni i Superligës së Kosovës, këtë edicion do të merr pjesë në garat evropiane, Ligën e Kampionëve.
Ata tashmë kanë përfunduar përgatitjet e fundit përpara ndeshjes që zhvillohet nesër (e martë), ndaj Zalgiris.
Ndeshja luhet në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.