Ballkani prezanton Gani Sejdiun
16 prill 2019
| 13:07
Skuadra e Ballkanit e ka prezantuar trajnerin e ri Gani Sejdiu, i cili e zëvendëson Sami Sermaxhajn.
Ky i fundit dje edhe zyrtarisht është ndarë me skuadrën nga Suhareka, e cila është kualifikuar deri në gjysmëfinale të Kupës dhe në kampionat po lufton për ikje nga zona e barazhit.
“Trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu do të jetë trajner i FC Ballkani në vazhdim. Bordi drejtues i skuadrës pas diskutimit të brendshëm, ka vendosur që Gani Sejdiu të emërohet shef i shtabit teknik. Sejdiu ka një CV të pasur, duke u shpallur dy herë kampion i Kosovës, me Trepçën dhe Feronikelin”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Sejdiu do të debuton nesër në garën e Kupës ndaj ish-skuadrës së tij, Feronikelit.
/Epoka e re/