Ballkani prezanton Ismajlgecin
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani ka realizuar edhe një transferim. Marsel Ismajlgeci është lojtari më i ri i skuadrës nga Suhareka.
Anësori i majtë ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.
“Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion. Anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit. 23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit”, thuhet në njoftimin e Ballkanit. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është shumë afër kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.