Ballkani prezanton Manajn (VIDEO)
24 gusht 2023
| 13:02
Kampionia e Kosovës, Ballkani sonte në kuadër të Ligës së Konferencës përballet me Bate Borisov, por kjo nuk e ka penguar që të tregohet aktive në afatin kalimtar.
Kampionët e kanë rikthyer në Kosovë sulmuesin Arb Manaj, i cili edicionin e fundit luajti për skuadrën e Slaven Belupo në Kroaci.
“Të dashur tifozë, me kënaqësi ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione, i bashkohet sulmuesi Arb Manaj. Futbollisti që së fundmi ishte pjesë e elitës kroate, te skuadra e Slaven Belupo, ka një eksperiencë atraktive edhe në futbollin e Turqisë. 25-vjeçarit i urojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.