Ballkani prezanton Mirlind Dakun

11 janar 2020 | 16:51

Kampionia vjeshtore e IPKO Superligës së Kosovës në futboll e ka prezantuar sulmuesin Mirlind Daku, i cili sezonin vjeshtor ishte pjesë e Kukësit.

“Futbollisti më i ri FC Ballkani është sulmuesi shtatlartë Mirlind Daku, i cili vjen në formë huazimi nga klubi mik NK Osjek – Kroaci. Mirlindi është anëtarë i rregullt i Përfaqësues U21 të, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e klubeve të Superligës duke qenë protagonist në KF Hajvalia, KF Llapi dhe në ligën superiore të Shqipërisë tek KF Kukësi. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimi e Ballkanit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali nuk ka mundur të marrë më shumë se një…