Ballkani prezanton trajnerin Orges Shehu
Skuadra e Ballkanit nga Suhareka e ka prezanton trajnerin e ri, Orges Shehu.
Kampionët e trefishtë të Kosovës besojnë se me ardhjen e trajnerit nga Shqipëria, Orges Shehu do të vazhdojnë të shkruajnë historinë në fushën e lojës.
“Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës”, thuhet në njoftimin e Ballkanit, raporton “Epoka e re”.
Njoftimi i plotë i Ballkanit:
Mirësevjen Orges Shehi! 🧡
Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.
Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.
FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.
I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!