Ballkani reagon pas incidentit ajror: Mund të përfundonte me fatalitet

16 shtator 2022 | 13:40

Skuadra e Ballkanit ka pasur një mbrëmje plot ankth. Aeroplani me të cilin lojtarët po ktheheshin nga Çekia në Prishtinë, pas ndeshjes së  zhvilluar ndaj Slavia Prahas në Ligën e Konferencës, pësoi dëmtime në xham.

Pas kësaj ngjarjeje kryesia e Ballkanit ka shkruar në “Facebook”, e cila e ka cilësuar incident të frikshëm.

“Pas një ndodhie mbrëmë kur u nisëm për Kosovë, ende pa e kaluar shtetin e Çekisë, dritarja e aeroplanit kishte filluar të plasaritej. Kjo ngjarje mund të përfundonte me fatalitet por, falë Zotit, sot mbërritëm shëndosh e mirë në Prishtinë. Falënderojmë përzemërsisht mediet që informuan gjithçka dhe tifozët shqiptarë për përkrahjen dhe mesazhet e panumërta”, thuhet në njoftimin e Ballkanit. Ekspedita e skuadrës së Ballkanit, pas fluturimit të dytë, ka mbërritur të premten në mëngjes në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur brazilian Dani Alves e krahasoi bashkëkombasin e…