Ballkani realizon edhe golin e dytë në ‘Fadil Vokrri’
23 maj 2021
| 15:16
Ballkani është duke shkëlqyer në ndeshjen ndaj Prishtinës, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mirlind Daku ka realizuar edhe golin e dytë në ndeshje. Në minutën e 13-të, Daku realizoi nga penalltia për rezultatin 0-2. Prishtina e ka siguruar daljen në Evropë, derisa Ballkani synon vendin e dytë në Superligë.
/Epoka e re/