Ballkani shkarkon Munishin, kjo është arsyeja

23 dhjetor 2020 | 16:03

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka e ka shkruar trajnerin Ismet Munishi. Lajmi është konfirmuar për gazetë nga një burim i besueshme brenda klubit të Ballkanit.

“Po, Ismet Munishi është shkarkuar nga detyra e trajnerit. Shumë shpejtë do të vendoset për trajnerin e ri, pasi presidenti i klubit ka biseduar me shumë trajnerë”, ka thënë burimi në fjalë.

Përveç rezultateve arsye e shkarkimit të Munishit ishin edhe sjelljet e tij jo të hijshme nëpër medie dhe rrjetet sociale. “Ndër arsyet kryesore të shkarkimit të trajnerit është sjelljet dhe shprehjet e tij nëpër medie dhe rrjetet sociale”, ka deklaruar burimi i gazetës brenda klubit nga Suhareka.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent…