Ballkani shkarkon trajnerin Bekim Isufi
21 dhjetor 2021
| 12:05
Klubi i futbollit “Ballkani” nga Suhareka ka shkarkuar të martën trajnerin Bekim Isufi.
Me këtë rast, “Ballkani” ka falënderuar përzemërsisht Isufin për punën profesionale dhe kontributin e dhënë deri me tani në këtë klub.
“Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Bekim Isufi. Trajnerin e falënderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim. Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik. Na priftë e mbara Suharekë”, ka njoftuar “Ballkani”.