Ballkani shkatërron BATE Borisov, një hap larg fazës së grupeve
Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani e ka vazhduar shkëlqimin në Ligën e Konferencës, pasi ka shënuar fitore bindëse ndaj BATE Borisov me rezultat 4-1.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” i takoi ndeshjes së parë të “play-off”-it. Ballkani e nisi më mirë ndeshje duke krijuar disa raste shënimi, por Trashi, Berisha dhe Gripshi nuk realizuan dhe rregulli i pashkruar në futboll i ndodhi Ballkanit kur nuk shënon pëson. Mysafirët në rast e parë të krijuar në minutën e dhjetë e shfrytëzuan duke realizuar nëpërmjet Laptev.
Ballkani u kthye në lojë në minutën e 31-të, kur mbrojtësi shtatlartë Bajram Jashanica realizoi më kokë për rezultatin 1-1. Më këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Pjesa e dytë ishte plotësisht e dominuar nga Ballkani.
Në minutën e 58të, pas një ndërprerje harkon Armend Thaqi dhe në zonë u gjend më së miri Tolaj që më kokë realizon për 2-1. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e tretë pas nëntë minutave lojë. Kampionët kosovar nuk u ndaluan me kaq pasi shënuan edhe golin e katërt dhe në këtë mënyrë iu gëzua fitores se radhës në Ligën e Konferencës dhe tash i duhet të ruaj këtë rezultat në ndeshjen kthyese në Hungari dhe të siguron kalimin në fazën e grupeve.
Ballkani përveç ligës vendore vazhdon të jetë mjaftë e suksesshme edhe në garat ndërkombëtare.
/Epoka e re/