Ballkani shkatërron Dukagjinin, Ferizaj mposhti Feronikelin ‘74

11 prill 2025 | 16:53

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani është treguar skuadër e pamëshirshme në përballje me Dukagjinin, pasi e mposhti në Klinë me rezultat 0-5. Kjo ndeshje i ka takuar javës së 28-të në Superligë.

Mysafirët ishin skuadër në pjesën e parë dhe arritën të shënojnë dy gola nëpërmjet sulmuesit Sunday Adetunji. Edhe në pjesën e dytë, Ballkani ishte skuadër me e mirë dhe arriti të shënon edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 48-të, Bleart Tolaj realizoi për rezultatin 0-3. I njëjti futbollist realizoi edhe golin e katërt, në minutën e 64-të. Në fund të ndeshjes, Karrica vulosi rezultatin final 0-5.

Pas këtyre tri pikëve, Ballkani përforcon vendin e dytë me 50 pikë, dhjetë me pak se skuadra lidere, Drita. Dukagjini i Ismet Munishit mbetët në vendin e shtatë me 35 pikë.

Ndërsa ndeshja tjetër mes Feronikelit ‘74 dhe Ferizajt përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 0-1. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Abdul në fillim të pjesës së dytë. Ferizaj ngritët në pozitën e pestë me 38 pikë, kurse Feronikeli ‘74 renditet në vendin e fundit me 14 pikë. Skuadra nga Drenasi sezonin tjetër pritet të bëjë gara në Ligën e Parë.

SUPERLIGA – Java e 28

Feronikeli ’74 -Ferizaj               0-1
Dukagjini – Ballkani                  0-5

Të shtunën takohen:
Suhareka – Prishtina

Të dielën takohen:
Malisheva – Drita
Gjilani – Llapi

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije të premten se…