Ballkani shkëlqen ndaj Llapit, merr pozitën e dytë në tabelë
08 korrik 2020
| 18:54
Skuadra e Ballkanit fitoi pa ndonjë problem përballjen me Llapin me rezultat të thellë 5-1, dhe në këtë mënyrë është ngritur në pozitën e dytë.
Blend Baftiu realizoi dy gola për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi, kurse nga një e shtuan Besnik Krasniqi, Jetmir Topalli dhe Artur Magani. Për llapjanët golin e vetëm e shënoi Mërgim Pevqeli nga penalltia.
Ballkani tash ka 59 pikë, kurse Llapi është në pozitën e gjashtë me 39 pikë.
(V.Z / Epoka e re)