Ballkani shpëton nga humbja ndaj Feronikeli

05 nëntor 2020 | 15:39

Skuadra lidere e Superligës, Ballkani ka shpëtuar nga humbja në ndeshjen ndaj Feronikelit, pasi në kohën shtesë e barazoi rezultatin në 1-1.

Në minutën e 13-të, Adem Maliqi realizoi gol për epërsinë e vendasve. Gjashtë minuta me vonë provuan mysafirët të barazojnë rezultatin, por Daku u ndal nga Avdyli. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në pjesën e dytë rastet nuk munguan, por mysafirët arritën të barazojnë rezultatin vetëm në minutën e katërt shtesë, kur Ermal Krasniqi e mposhti portierin vendas për rezultatin final 1-1.

Pas kësaj ndeshje, Ballkani e ruan kreun me 22 pikë, kurse “Nikli” zë vendin e shtatë me 12 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur në…