Ballkani shpëton nga humbja ndaj Trepçës ’89
30 nëntor 2022
| 15:07
Kampionia në Kosovës, Ballkani ka shpëtuar nga humbja në përballje me Trepçën ’89, pasi barazoi rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 dhe ishte ndeshje e mbetur e javës së tretë në Superligë.
Në minutën e 76-të, vendasit kaluan në epërsi me golin që realizoi Fatty. Mysafirët tentuan të barazojnë rezultatin me të gjitha forcat dhe një gjë të tillë e arritën në minutat shtesë, kur Ermal Krasniqi shënoi për 1-1.
Pas kësaj ndeshje Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 34 pikë. Ndërsa skuadra e Trepçës është në vendin e parafundit me 19 pikë.