
Ballkani sot përballet me Feronikelin 74
21 shkurt 2025
| 08:10
Në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot zhvillohet një ndeshje tejet interesante.
Ballkani do të jetë nikoqir i Feronikelit 74, me të filluar nga ora 13:00.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit të Suharekës.
Në tabelë Ballkani qëndron i dyti me 36 pikë, ndërsa Feronikeli i fundit me vetëm 10 pikë.