Ballkani: Trajneri Daja është sulmuar në ndeshjen ndaj Prishtinës

09 tetor 2023 | 14:35

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është sulmuar të dielën në ndeshjen ndaj Prishtinës që u zhvillua në   stadiumin “Fadil Vokrri”. Këtë lajm e ka bërë të ditur skuadra e Ballkanit me anë të një njoftimin në faqen zyrtare në “Facebook”.

Klubi kampion i ka marr me shqetësim skenat që ndodhën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen ndaj Prishtinës.

“Trajneri ynë, Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll, por me qëllime të tjera jo sportive. Në përfundimin e pjesës së parë, vëllau i një zyrtari të klubit vendas, ka hedhur shishe në drejtim të trajnerit Daja. Duke mos u ndalur me kaq, e fatkeqësisht para syve të sigurimit, ai dhe disa të tjerë në vazhdimësi kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra jonë, duke ofenduar e kërcënuar trajnerin dhe stafin tonë teknik”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Skuadra nga Suahreka e indinjuar nga kjo ngjarje, ka kërkuar nga organet kompetente si brenda ashtu edhe jashtë Federatës, që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë sepse futbollin po mundohet ta dërgon sa më shumë përpara, derisa gjërat e tilla e kthejnë prapa.

“Puna e madhe e FC Ballkanit, përfshi trajnerin Daja dhe futbollistët tanë, i ka sjellë dobi krejt ekipeve të Superligës, në këtë rast edhe vetë Prishtinës, andaj është e pakuptueshme që të lejohen lëshime të tilla”, ka njoftuar klubi suharekas.

Trajneri Ilir Daja ka pasur suksese të jashtëzakonshme duke u shpallur dy herë kampion i Kosovës dhe duke siguruar për të dytin vit radhazi kualifikimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi prokuroria serbe ka njoftuar se armët e blera në…