Ballkani transferon Bleon Sekiraqën

02 gusht 2019 | 16:44

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka vazhdon të bëjë përforcime për edicionin ri futbollistik, kurse sot ky klub e ka zyrtarizuar transferimin e talentit Bleon Sekiraqa, i cili ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Ballkanin.

“Bleon Sekiraqa është futbollist i ri i FC Ballkani, duke firmosur bashkëpunimin tri vjeçar me klubin e ri dhe sfidën e re. Deri me tani pjesën dërmuese te karrierës e ka kaluar në FC Prishtina, duke i kaluar të gjitha grupmoshat ku edhe ka bërë stërvitje me trajnerë të shquar të futbollit kosovar dhe të huaj. Presim nga Bleoni t’i ndjek hapat e shokëve të tij si Blend Baftiu e Arbër Hoxha”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thirrur për të hënën…