Ballkani transferon Geralb Smajlin

03 korrik 2024 | 13:52

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Ballkani është përforcuar me Geralb Smajli nga Vllaznia e Shkodrës. Smajli do të jetë zëvendësues i Armend Thaqit, i cili u largua nga kjo skuadër pas përfundimit të kampionatit 2023/2024.

“Skuadra jonë është përforcuar në krahun e djathtë edhe me një mbrojtës fantastik. Geralb Smajli, i cili ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, tashmë është veshur portokall e zi, duke nënshkruar kontratë me FC Ballkanin deri në vitin 2028. Ardhja e Geralbit do të jetë armë shtesë e jona në rrugëtimin evropian si dhe edicionin e ri të Superligës. Futbollistit i urojmë sa më shumë suksese, drejt objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po i jepet lamtumira e fundit kolosit të letrave shqipe,…