Ballkani transferon ‘Lewandowskin e Malishevës’
23 qershor 2021
| 18:14
Skuadra e Ballkanit nga Suhareka e ka transferuar sulmuesin Albion Rrahmani nga Malisheva.
Rrahmani kishte shkëlqyer në sezonin e fundit në Ligën e Parë, ndërsa klubi “Portokalli” nënshkroi kontratë trevjeçare me të, deri në vitin 2024.
Paraqitjet solide që i bëri në sezonin e fundit bënë që ai ta merrte pseudonimin “Lewandowski i Malishevës”. “Urojme që tani Lewandowski i Ballkanit të na ndihmojë në arritjet e klubit si dhe atij personale”, ka shkruar klubi nga Suhareka në rrjetet sociale.
Ballkani e transferoi Rrahmanin në vend të Mirlind Dakut, i cili u rikthye në Osijek të Kroacisë.