Ballkani tregon forcën ndaj Dritës
04 mars 2020
| 15:01
Skuadra lidere e IPKO Superligës në futboll, Ballkani ka treguar se nuk është rastësisht në pozitën e parë, pasi sot e fitoi derbin ndaj Dritës me rezultat 2-0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, kurse në pjesën e dytë ishin më të mirë suharekasit që realizuan dy gola. Në minutën e 75-të, Blend Baftiu shënoi për 1-0, kurse shtatë minuta më vonë Edvin Kuq e vulosi rezultatin final 2-0.
Pas kësaj ndeshje Ballkani ka grumbulluar 44 pikë, kurse Drita bie në pozitën e tretë dhe mbetet në kuotën e 40 pikëve.
/Epoka e re/