Ballkani-Trepça ’89, përfundon pa fitues
21 shtator 2018
| 18:09
Ballkani dhe Trepça ’89 kanë luajtur baras dhe pa gola në ndeshjen e javës së gjashtë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e zhvilluar në Suharekë solli shumë raste shënimi, por asnjëra skuadër nuk arriti të shënoi golin e fitores. Vendasit patën disa raste shënimi në pjesën e parë, por ato përfunduan pa sukses. Ballkani nga minuta e 50-të, luajti pa një lojtarë, pasi Egzon Shabani u ndëshkua me karton të kuq. Rezultati i kësaj ndeshje përfundoi me rezultat 0-0.
/Epoka e re/