Ballkani triumfon në ndeshjen e parë në Andorrë
09 korrik 2024
| 22:09
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani vazhdon me fitore edhe në Evropë.
Të besuarit e Ilir Dajës triumfuan në ndeshjen ndaj Santa Coloma me shifrat 2-1.
Vendasit ishin të parët që dolën në epërsi me anë të El Ghazoui, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22-të.
Për 1-1 ishte Lindon Emërllahu, që shënoi nga pika e bardhë pak minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Kur të gjithë menduan se loja po shkonte drejt fundit me barazim, në skenë doli Bernanrd Karrica.
Karrica shënoi në minutën e 90-të për t’i dhuruar Ballkanit fitoren në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja kthyese zhvillohet javën e ardhshme në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.