Ballkani u rikthehet fitoreve
10 dhjetor 2020
| 15:26
Skuadra e Ballkanit u është rikthyer fitoreve në Superligë, pasi të enjten e mposhti Trepçën ’89 (2-0).
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0, kurse në minutën e 62-të vendasit e zhbllokuan rezultatin nëpërmjet Edvin Kuç. Ndërsa golin e dytë dhe të fundit në ndeshje në minutat shtesë e realizoi Gripshi.
Ballkani është në vendin e dytë me 38 pikë, një pikë me pak se skuadra lidere, Drita. Trepça ’89 pozicionohet e shtata në tabelë me 20 pikë.
(Epoka e re)