Ballkani vazhdon me fitore në Superligë
Ballkani i Suharekës nuk po paraqitet mirë vetëm në arenën ndërkombëtare, konkretisht në Ligën e Konferencës, por edhe në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e ka mposhtur Malishevën me rezultat 0-2, në kuadër të javës së 15-të në elitë. Në këtë mënyrë kampionët në fuqi e kanë përforcuar edhe më shumë kreun dhe kanë regjistruar fitoren e pestë radhazi.
Vendasit e Malishevës janë mbajtur vetëm deri në minutën e 30-të, kur Nazmi Gripshi e kaloi skuadrën mysafire në epërsi 0-1. Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Albin Berisha realizoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje. Në pjesën e dytë të dyja gola të tjerë nuk pati dhe Ballkani mori tri pikët e plota.
Pas tri pikëve të reja, Ballkani përforcon opozitën e parë me 35 pikë, derisa Malisheva mbetet në kuotën e 20 pikëve.
Nesër (e shtunë) zhvillohen dy ndeshjet tjera për këtë xhiro në Superligë dhe takohen Fushë Kosova me Dukagjinin si dhe Feronikeli 74 me Lirinë. Të dielën zhvillohen edhe dy ndeshja tjera. Derbi i kësaj xhiro zhvillohet në Hajvali mes Prishtinë dhe Dritës, derisa Gjilani e pret skuadrën e Llapit.
SUPERLIGA
Malisheva – Ballkani 0-2
Të shtunën takohen:
13:00 Fushë Kosova-Dukagjini
13:00 Feronikeli 74-Liria
Të dielën takohen:
13:00 Gjilani – Llapi
13:00 Prishtina – Drita