Ballkani i rikthehet fitoreve
07 prill 2019
| 17:37
Skuadra e Ballkanit i është rikthyer fitoreve pas humbjes që pësoi nga Feronikeli në ndeshjen e kaluar. Ballkani e mposhti sot Flamurtarin e Prishtinës me rezultat 2-0.
Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Suharekë përfundoi 0-0, kurse tre minuta pasi filloi pjesa e dytë Almir Ajzeraj e kaloi skuadrën vendase ne epërsi. Dhjetë minuta më pas Edvin Kuçi realizoi për 2-0.
Ndeshja tjetër sot zhvillohet nga ora 20:00 në mes Gjilanit dhe Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
/Epoka e re/