Ballkanit, Feronikelit 74 e Dukagjinit iu bllokohet “merkato” për tri afate kalimtare
Tri klubeve kosovare, Ballkani, Feronikeli 74 dhe Dukagjini, u është bllokuar “merkato” nga FIFA.
Pas Vllaznisë, Erzenit, Burrelit dhe Shkupit, shtëpia e futbollit ndërkombëtar vendosi që një dënim të tillë t’ua shqiptojë edhe tri klubeve nga Kosova, duke e çuar në shtatë numrin e klubeve shqiptare të penalizuara.
Klubi Portokalli është futur në listën e klubeve që u janë bllokuar transferimet e futbollistëve, qofshin ato prurje apo largime.
Në arsyetimin e FIFA-s thuhet se këto klube e kanë marrë këtë penalizim për shkak të “shkeljeve të ndryshme, të tilla si mosmarrëveshje financiare ose shkelje të rregullave”.
Ballkanit në fakt i është bllokuar “merkato” që nga 14 dhjetori, ndërsa ky dënim do të jetë valim në tri periudha të regjistrimit të lojtarëve, respektivisht në tre afate kalimtare.
Sipas FIFA-s, kjo nënkupton se kampioni i trefishtë kosovar nuk do të mund të bëjë transferime deri në janar 2026.
“Merkaton” e bllokuar e kanë tashmë edhe Dukagjini dhe Feronikeli 74, po ashtu për tri sesione të transfereve.
“Niklit” i ishte shqiptuar ky dënim, në fuqi nga 5 dhjetori, ndërsa do të vlejë po ashtu deri në janar 2026.
E Dukagjinit i është mohuar e drejta e transferimeve që nga 16 shtatori, ndërsa klinasit po ashtu s’do të kenë të drejt të përforcohen e as të shesin lojtarë deri në janar 2026.