Balluku: Pista e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës po merr formë
Ditë më parë kanë filluar punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Punimet kanë filluar pikërisht në zgjerimin e pistës së saj e cila do të ketë një hapësirë prej 3 kilometrash. Makineritë e shumta tashmë kanë filluar te zgjerojnë dhe hapin vendin që më pas të fillohet me pjesët tjera. Këtu pritet të punësohen rreth 1 000 punëtor. Aeroporti i Vlorës do të kushtojë plot 104 milion euro dhe do të jetë, shtëpia e kompanisë ajrore shqiptare “Air Albania”. Veç kompanisë së Pacollit, për ndërtimin e Aeroportit do të angazhohen dhe dy kompani të tjetra, YDA – Group dhe 2A Group SH.PK.
Fitues i këtij projekti gjigand është kompania e biznesmenit shqiptar, ish presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli “Mabetex”.
“Jam i lumtur që baza e këtij kosnorciumi është një kompani e famshme që mban flamurin shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit. Prej kohësh më ankohet si nuk m’u dha mundësia të bëj diçka për Shqipërinë”, kishte deklaruar atëkohë kryeministri shqiptar Edi Rama.
Për fillimin e punimeve në pisën e aeroportin ndërkombëtare të Vlorës, ka njoftuar edhe ministrja shqiptare Belinda Balluku e cila është edhe nënshkruese e kësaj marrëveshje.
“Pista e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës po merr formë. Puna flet vetë”, ka shkruar Balluku në llogarinë e vet në “Facebook”.