
Balotelli, afër rikthimit në Premier Ligë
04 janar 2019
| 17:19
Mario Balotelli mund të bëjë rikthimin e bujshëm në Premier Ligë.
Mediet në ishull raportojnë se skuadra e Newcastle United e dëshiron ish-sulmuesin e Liverpoolit dhe Milanit.
Balotelli nuk ka rinovuar kontratën me skuadrën e Nicës, kurse trajneri Patrick Vieira i ka dhënë leje lojtarit të mendojë dhe të vendosë për të ardhmen e tij. “I kam dhënë disa ditë më shumë pushimi Marios për të vendosur mbi të ardhmen e tij”, ka thënë Vieira.