Balotelli, afër transferimit në Turqi
05 korrik 2021
| 13:39
Presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak zbuloi se ata pothuajse kanë arritur një marrëveshje me Mario Balotellin. Sulmuesi është një lojtar i lirë këtë verë, pasi ai u largua nga Monza shkaku që i skadoi kontrata e tij gjashtë-mujore.
Ai është lidhur me një kalim në Adana Demirspor, të cilët sapo janë promovuar në Superligën e Turqisë.
“Me Balotellin ne pothuajse kemi arritur një marrëveshje”, ka thënë Sancak për A Spor. “Le të themi që jemi në 85 për qind (të marrëveshjes). Mario na ka thënë që dëshiron të bashkohet me ne, ai do të vijë në Turqi javën tjetër. Nëse gjejmë një marrëveshje, atëherë ai do të veshë fanellën tonë. Ai dëshiron të jetë i suksesshëm me ne për të shkuar në Kupën e Botës në Katar”, ka shtuar Sancak.