Balotelli, Chiellinit: Nuk je sjellë si burrë i vërtetë
“Mario Balotelli është një njeri negativ, që nuk ka respekt për grupin. Në një ndeshje të Kupës së Konfederatave në 2013-ën, nuk bënte asgjë për të na ndihmuar”, ka shkruar Giorgio Chiellini në biografinë e tij dhe i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i sulmuesit italian.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Balotelli ka ironizuar me kapitenin e Juventusit, duke i kujtuar se po të ishte burrë i vërtetë, do t’ia kishte thënë në sy dhe shumë më herët këto mendime.
“Unë të paktën kam sinqeritetin dhe kurajën t’i them gjërat në sy. Ti që prej 2013-ës ke pasur shumë mundësi për t’i thënë këto dhe për t’u sjellë si një burrë i vërtetë, por nuk e bëre. Kush e di çfarë do thuash një ditë, për shokët aktualë të skuadrës, kapiten i çuditshëm. Nëse kjo do të thotë të jesh një kampion, atëherë preferoj të mos jem. Për fanellën e Italisë kam pasur gjithmonë respekt maksimal”, ka shkruar Balotelli.