Balotelli e godet shkelm bashkëlojtarin (video)

22 dhjetor 2021 | 15:40

Mario Balotelli e festoi fitoren e Adana Demispor kundër Galatasarayt duke e goditur me shkelm në kokë bashkëlojtarin e vet.

Demispor e mundi 2:0 Galatasarayn në shtëpi të martën mbrëma. Yunus Akgun ishte heroi i Demisporit duke i shënuar të dy golat në pjesën e dytë për t’i ndihmuar atij t’i fitojë tri pikë të mëdha në shtëpi.

Por ishte Balotelli ai që mori vëmendjen gjatë festimit të golit, duke e goditur bashkëlojtarin në kokë.

Sulmuesi italian e publikoi një video në rrjetet sociale dhe tregoi mbështetje për bashkëlojtarin e vet duke shkruar: “Të lumtë, vogëlush!”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë gjithë vitit 2021, Prince Caffe gjithmonë ka qëndruar afër…