
Balotelli: Futbolli italian është pak i mërzitshëm
03 shkurt 2019
| 14:54
Mario Balotelli u transferua gjatë janarit te Marseille, ekip me të cilin gjeti golin në ndeshjen e parë. Sulmuesi italian është rikthyer të flasë për kampionatin italian dhe zbulon ekipin me të cilin dëshiron të mbyllë karrierën.
“Futbolli italian është shumë taktik dhe pak i mërzitshëm. Nuk kam menduar të kthehem në Serie A gjatë këtyre muajve, por nuk e mohoj dot se do të më kishte pëlqyer ta mbyllja karrierën me Brescian”, ka thënë sulmuesi 29-vjeçar.