Balotelli, kapiten i Italisë?
Nëse respektohet rregulli se lojtari më i vjetër i ekipit mban shiritin e kapitenit, atëherë Mario Balotelli do të jetë zëvendës kapiteni i Italisë. Ai
është rikthyer në kombëtare nga Roberto Mancini, i cili e promovoi atë si lojtar te Interi, pas një mungese 4-vjeçare.
Kapiteni aktual i grupit është Bonucci. Kjo edhe sepse milanisti ka më shumë ndeshje se të gjithë. Po të marrim parasysh moshën e tij, ai nuk do të jetë në gjendje t’i luaj të gjitha ndeshjet. Kështu që shiriti do të kaloj të “Super Mario”, i cili ka grumbulluar 33 ndeshje me përfaqësuesen. Pas tij renditjet De Shiljo, i cili është 2 vjeç më i vogël se Baloteli. Mungesa e De Rossit dhe Chiellinit bën që shanset e Balos për një nga 3 miqësoret rriten për të qenë kapiten i kombëtares.